Hapet njëra korsi e Urës së Madhe të Kukësit mbi Drin! Nuk krijohen më radhë të gjata veturash drejt bregdetit shqiptar

TË FUNDIT

Është hapur njëra korsi e Urës së Madhe të Kukësit mbi Drin, përcjell TV21. Sipas raportimit të RTSH, ura ka reduktuar dukshëm trafikun në këtë pjesë kyçe për udhëtim drejt bregdetit shqiptar, përmes Kosovës. Edhe korsia tjetër pritet të hapet brenda dy ditëve. Ura është planifikuar të funksionojë me katër korsi. Gjatësia prej 310 metrave dhe harku prej 56 metrave, me konstruksion çeliku, e veçon këtë urë nga urat e tjera në rajon./tv21.tv