Hapet mundësia për ndalesë të lëvizjes mes rajoneve në Greqi

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë i Greqisë, Vasilis Kikiljas dhe zëdhënësi i Qeverisë greke, Stelios Pecas, e lanë të hapur mundësinë për t’u ndaluar lëvizja mes rajoneve në Greqi, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Pecas, duke folur për televizionin grek “Open” i hodhi poshtë spekulimet për vendosje të karantinës së plotë në rajonin e Atikës, megjithatë sqaroi se lëvizja mes rajoneve është një ndër çështjet që tashmë një periudhë të caktuar po e shqyrtojnë edhe Qeveria edhe epidemilogët.

“Nëse nevojitet, një nga masat të jetë ndalesa për lëvizje mes rajoneve, nuk do të hamendemi të sjellim vendim të tillë, nëse këtë na e rekomandojnë ekspertët”, tha Pecas.

Ministri grek i Shëndetësisë për televizionin “Star” e ceki nevojën që qytetarët t’i respektojnë masat, sepse “nuk mund të ketë nga një polic për çdo qytetar”.

Mediumet në Greqi përmendin se është e mundur të ndalohet lëvizja prej dhe drejt rajonit të Atikës për fundjava, duke pasur parasysh atë se rajoni më i gjerë i Athinës është në zonë të kuqe, përballë komunave përreth të cilat janë në zonë të verdhë.

Në zonë të kuqe, të mbyllura janë objektet hotelierike dhe kafenetë, përderisa ndërkaq në të zonën e verdhë funksionojnë si deri më tani./MIA