Iute Credit hap filialin e tetë me radhë në vend. Filiali i fundit është hapur sot në Çair. Jasmina Apostollska, udhëheqëse e Sektorit për marketing, deklaroi se misioni i tyre është çdo ditë të jenë sa më afër qytetarëve dhe t’u ofroj kredi në mënyrë të shpejtë dhe me përgjegjësi. Shoqëria financiare IuteCredit është institucion financiar ndërkombëtar i fokusuar në dhënien e mikro kredive për nevoja konsumatore vetëm me kartën e identitetit. Afati i kredive që ofrojnë varion nga një muaj deri në pesë vite dhe shuma e saj varet prej të ardhurave mujore dhe kërkesave specifike.
“Ne kreditojmë persona fizik dhe punojmë vetëm me persona fizik. Vlerësojmë se ndihmojmë, sepse tek ne vetë procedura është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë. Për aplikim është e nevojshme dokumentacion minimal, pra vetëm letërnjoftim. Ashtu siç e përmenda, duam sa më shpejtë të ju ndihmojmë, të mos presin në rend dhe të mos humbin kohë deri sa aplikojnë. Vlerësoj se në këtë aspekt shumë i ndihmojmë qytetarëve”, tha Jasmina Apostollska.
