Hapet festivali i 11-të ndërkombëtar i filmit i Pekinit

TË FUNDIT

Të martën u hap edicioni i 11-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pekinit.

Kryetari i Grupit Mediatik të Kinës Shen Haixiong deklaroi hapjen e këtij festivali.

Tema e festivalit të sivjetshëm është “Raste të reja, strukturë e re”, me shpresën se punonjësit e kinematografisë do të bëjnë bashkëpunim dhe përpjekje të pandërprera për të krijuar mundësi të reja dhe një strukturë të re të industrisë së filmit. 15 vepra, si filmi kinez “Gjithçka mbi nënën time”, filmi rus “Ditari i rrethimit”, prodhimi danez “Premtimi” etj. janë përzgjedhur si disa prej filmave më të mirë. Në Pekin, Tianjin dhe provincën Hebei, do të shfaqen 300 filma kinezë dhe të huaj në 31 kinema.

CMG-ja dhe Arkivi i Filmit i Kinës restauruan filmin e vjetër “Vala e përjetshme” me ngjyra dhe me teknologjinë 4K, dhe ky do të jetë filmi i parë që do të shfaqet në Pekin. Ky film i vjetër është prodhuar në vitin 1958. CMG-ja ka përdorur teknologjinë e ngjyrosjes të inteligjencës artificiale dhe restaurimit tradicional, duke e bërë këtë film bardhezi një film me ngjyra.