Hapet edicioni i shtatë i CIIE

TË FUNDIT

Edicioni i ri i Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), ekspozita e parë në nivel kombëtar në botë kushtuar importeve u hap në Shangai.

Edicion i shtatë i CIIE-t që zgjat nga 5 deri më 10 nëntor,ka tërhequr 3,496 ekspozues nga 129 vende dhe rajone. Ai gjithashtu vendos një rekord të ri me pjesëmarrjen e 297 kompanive të Fortune Global 500 dhe të liderëve të sektorëve përkatës.

Siç mësohet, më shumë se 400 produkte të reja, teknologji të reja dhe shërbime të reja do të debutohen gjatë ekspozitës, për të cilën ekspertët besojnë se është një tregues i fortë i besimit të kompanive globale në tregun kinez dhe angazhimit të tyre për zhvillim të mëtejshëm në Kinë, pavarësisht nga një rimëkëmbje e ngadaltë ekonomike globale.

Kryeministri kinez Li Qiang mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës dhe të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar Hongqiao.

Ai u zotua të zgjerojë më tej hapjen dhe ta kthejë tregun e gjerë të Kinës në mundësi të mëdha për botën.

Sipas kreut të qeverisë kineze, organizimi i ekspozitës së importit është një masë e rëndësishme e Kinës për të zgjeruar hapjen dhe bashkëpunimin, duke vërtetuar angazhimin solemn të Kinës ndaj botës.

Kina mbron me vendosmëri sistemin tregtar shumëpalësh me Organizatën Botërore të Tregtisë në thelb dhe mbështet vendet në zhvillim në ndarjen e më shumë përfitimeve të globalizimit.

“Bazat e ekonomisë kineze mbeten të shëndosha dhe qeveria kineze është e aftë të promovojë rritje të qëndrueshme ekonomike dhe të kontribuojë më shumë në zhvillimin global dhe mirëqenien e njerëzimit”, tha kryeministri.

Në fjalimet e tyre në ceremoni, liderë të huaj dhe drejtues të organizatave ndërkombëtare theksuan se CIIE është bërë një platformë e rëndësishme ndërkombëtare për promovimin e tregtisë dhe investimeve dhe nxitjen e hapjes dhe bashkëpunimit.

Ata shprehën besimin e tyre në ekonominë kineze dhe perspektivat e saj dhe shprehën vullnetin për të çuar përpara bashkëpunimin me Kinën në ndërtimin e përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë”, si dhe në fusha të tilla si ekonomia, tregtia, lidhja dhe zhvillimi i gjelbër, ruajtja e tregtisë së lirë dhe promovimi i barabartë dhe vazhdueshëm në botë.