Në orën 07:00 u hapën të gjitha vendvotimet në të gjithë territorin e vendit tonë dhe me këtë zyrtarisht filloi edhe procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Procesi i votimit zhvillohet me protokolle të veçanta shëndetësore për shkak të situatës me virusin korona.
Për të hyrë në vendvotim për të votuar, patjetër duhet të keni maskë që nuk do të ketë ndonjë simbol, duke ruajtur distancën si dhe dezinfektimi i duarve është e detyrueshme.
Procesi i votimit do të përfundojë sonte në ora 21:00.
