Handanoviç ende pa ofertë të re nga Inter

TË FUNDIT

Kampioni italian, Inter mund ta humbasë portierin Samir Handanovic me parametra zero gjatë kësaj vere, raporton “Fichajes”.

Kjo gjë është si pasojë se krerët e “Nerazzurëve” ende nuk i kanë ofruar kontratë të re gardianit 37 vjeçar.

Raportohet se Andre Onana do të jetë pasardhësi i Handanovicit në portën e Interit, pasi që portieri i Ajaxit ka nënshkruar dhe është konfirmuar se do të bashkohet me kampionin italian në korrik të këtij viti.

Transferimi i Onanas nga Interi nënkupton që një rinovim i kontratës për Handanovicin mund të jetë i pamundshëm.