Han në përpjekje për tejkalim të ngërçit, sonte takim me liderët e katërshes

TË FUNDIT

Komisari për zgjerim dhe politika fqinjësore të BE-së Johanes Han sot për vizitë në Shkup, në tentim për të zhbllokuar procesin e negociatave për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

Gjatë ditës ai mbajti takime veç e veç me liderët e katër partive nënshkruese të marrëveshjes, kurse para pak filloi takimi i përbashkët i komisarit Han me liderët e katërshes.

Mësohet se në agjendë të diskutimeve janë ligji për mbrojtjen e denoncuesve, komisioni anketues për përgjimet, si dhe pakoja zgjedhore. Takimi i liderëve me komisarin Han vazhdon edhe në orët e vona të mbrëmjes. Nuk ka akoma paralajmërim se kur do të mbarojë dhe kur do të kenë liderët prononcim para opinionit.