Han: Jam i zhgënjyer që nuk arritëm të realizojmë marrëveshje

TË FUNDIT

Eurokomisari Johanes Han, pas takimit në rezidencën e BE-së në Përzhino që mbaroi në orët e hershme të mëngjesit, shprehet i dëshpëruar nga mosarritja e marrëveshjes.

“Jam shumë i zhgënjyer që nuk arritëm të realizojmë një marrëveshje të shkëlqyer për të gjitha palët. Unë nuk do të jem këtu, por ekipi im do të punojë që marrëveshja të realizohet. Nuk do të ketë afate te reja”, theksoi komisari Han për mediat.