Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti është detyruar ta ndërpresë seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për shkak të protestës së opozitës në Kuvend.
Hamiti vendosi për një pushim dhjetë minutësh, por pas pak doli dhe njoftoi që seanca e sotme ka përfunduar.
“Seanca e sotme ka përfunduar. Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën e ardhshme të Kuvendit”, ka thënë ai.
Kjo erdhi pasi opozita nuk lejoi Hamitin që të hedh në votim kërkesën e kryeministrit Mustafa që të mos raportojë sot por më 22 shtator lidhur me marrëveshjet e arritura në Bruksel.
Opozita kërkonte që kryeministri Mustafa të raportojë sot para deputetëve, pasi që ky raportim ka qenë kërkesë e vet kryeministrit.
Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën e ardhshme të Kuvendit.
