Luis Hamilton shtatë herë kampionë botëror është shpallur sportist i vitit 2020 në zgjedhjen e BBC.
Këtë vit Hamilton u barazua me Mihael Shumaher sipas numrit të titujve dhe e arriti gjermanin në fitoret në Formula 1.
Në votimin e Bi-Bi-Si, piloti i Mercedesit e fitoi kapitenin e Liverpulit Xhordan Henderson, lojtarin e xhokeut Holi Dojl, boksierin Tajson Fjuri, anëtarin e ekipit në kriket në Angli, Stjuart Brod dhe snookerin Roni O’Saliva.
Hamiltoni e fitoi këtë çmim për herë të dytë. Ai më parë u emërua Sportist i Vitit në vitin 2014.
Paraprakisht Hamilton u emërua person i vitit 2020 nga Federata Botërore e Automjeteve (FIA).
