Hamas: Aneksimi izraelit i Bregut Perëndimor është shpallja lufte

TË FUNDIT

Krahu ushtarak i lëvizjes palestineze Hamas sot paralajmëroi  se plani i Izraelit për aneksim të disa pjesëve  të Bregut Perëndimor do të llogaritet si “shpallje luftë” e palestinezëve, ndërsa vendi “do të pendohet” për atë.

Zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeida theksoi në kumtesë se plani izraelit paraqet “grabitje më të madhe  të vendit palestinez në dekadat e fundit”.Ai shtoi se projekti i rezistencës është ta mënjanojë  okupimin mbi Palestinën  historike”, duke e quajtur planin “kriminel”.

Kërcënimi i Obeidas vjen dy ditë prejse  Hamasi paralajmëroi se mund  t’i  rinovojë sulmet  mbi Izraelin si përgjigje e planit për aneksim.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu premtoi se  më 1 korrik do ta paraqesë planin për aneksim  të luginës së lumit Jordan dhe të gjitha lagjet hebraike në Bregun e okupuar Perëndimor, rreth 30 për qind të  territorit  të cilin e pushtoi ushtria izraelite  në luftën e vitit 1967.

Palestinezët planifikojnë  gjithë Bregu Perëndimor të jetë  pjesë kryesore e shtetit të tyre të ardhshëm të pavarur,  e cila do ta përfshijë edhe Rripin e Gazës, ndërsa kryeqytet do të jetë Jerusalemi./MIA