E para e vendit, Atifete Jahjaga dhe përfaqësuesi i Shkëlqesisë së Saj, Sheikës Fatima bint Mubarak, të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shkëlqesia e Tij, Saeed Eid Al Ghafli, nënshkruan sot në Abu Dhabi marrëveshjen për një donacion prej mbi 22 milionë euro për ndërtimin e një Spitali të ri Pedriatik-Kirurgjik në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ky projekt përfshin specializime në shërbime shëndetësore të porsalindurve, ortopedi, neurologji, urologji, endokrinologji, kardiologji, onkologji, hematologji, dhe mjekësi emergjente.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani dhe Drejtoresha e Autoritetit Shëndetësor të Abu Dhabit, Shkëlqesia e Saj, Maha Taysir Barakat.
Presidentja Jahjaga tha se ky spital është i nevojshëm për shëndetin e fëmijëve në Kosovë i cili do të na ndihmojë që të përmirësojmë përkujdesjen për fëmijët e Kosovës.
Klinika e re do të fillojë të ndërtohet gjatë verës së këtij viti dhe pritet që projekti i tërësishëm i spitalit të përfundojë brenda 1 viti./21MEDIA


