Haliti nga PDK: Po përmendet edhe Andin Hoti për postin e Presidentit

TË FUNDIT

Xahvit Haliti nga PDK  në një deklarim për RTV21 tha se aktualisht për postin e presidentit të Kosovës, përveç Galuk Konjufcës, po përmendet edhe Andin Hoti.

Kur u pyet se a kanë votë për këta dy emra tha se kjo është çështje që vendos Grupi Parlamentar i PDK-së.

“Mendoj se Albini po përpiqet që sa më shpejt me na qit para aktit të kryer , ose mendoj që më shumë po dëshiron mos me zgjedh presidentin dhe me çu vendin në zgjedhje”, tha ai.

Më tej u përgjigj ‘akuzave  të LVV-së se opozita nuk është konstruktive.

“Opozita është konstruktive por po do një figurë konsensuale”, u shpreh Haliti./21Media