Haki Abazi nesër do të intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës

TË FUNDIT

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, nesër në orën 10:00 do të intervistohet për deklaratat që ka dhënë të enjten në lidhje me rastin Dehari.

Këtë e konfirmoi avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Gashi, ka shkruar se si perfaqesues juridik i familjes Dehari sot me shkrim ka kërkuar që të marr pjesë gjatë marrjes në pyetje të Abazit ne Prokurori.