Hakerët rusë kanë arritur të sigurojnë qasje në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë vitin e kaluar dhe kanë pasur mundësi që të lexojnë disa porosi të paklasifikuara elektronike të Presidentit, Barak Obama, ka raportuar gazeta Nju Jork Tajms.
Sipas raportit, sulmi kibernetik besohet të jetë edhe më i rëndë, se sa që ishte pranuar më parë. Zyrtarët kanë pranuar tashmë se janë “vjedhur” edhe informacione të ndjeshme në sistemin e dokumenteve të paklasifikuara, në të cilat hakerët kanë siguruar qasje.
Zbulimi i këtij sulmi kibernetik në tetor të vitit të kaluar rezultoi me një mbyllje të pjesshme të sistemit elektronik të Shtëpisë së Bardhë./21 MEDIA/
