Haaland shpenzon gati 500,000 euro për një Mercedes të rrallë të dizajnuar nga Louis Vuitton! Vlerë e shtuar në koleksionin e tij të mbi 11 milionë eurove

TË FUNDIT

Ylli i Manchester City, Erling Haaland, ka shpenzuar 400,000 funte për një Mercedes ultra të rrallë, duke shtuar kështu koleksionin e tij luksoz të makinave prej 10 milionë funteve.

Futbollisti bleu një Maybach Virgil Abloh, edicion i limituar, një në 150 makina të prodhuara. Limuzina luksoze është varianti i fundit S-Class i bërë në bashkëpunim me drejtuesin artistik të ndjerë të Louis Vuitton, Virgil Abloh, i cili vdiq tragjikisht në moshën 41-vjeçare nga një lloj i rrallë kanceri.

Vetura u përfundua para vdekjes së Ablohut në 2021 dhe tani konsiderohet një objekt koleksionuesi në tregun e makinave super-luksoze të dorës së dytë.

Haaland u pa duke e drejtuar makinën në Alderley Edge, Cheshire. Supermakina ka një dizajn unik me dy ngjyra.

Makina me timon në të majtë ka një motor të madh V12 biturbo 6.0L me dy turbo, me shpejtësi maksimale 250 km/h. Sedan luksoz arrin 0-100 km/h për 4.5 sekonda dhe ka tërheqje në të gjitha rrotat.

Me çmim rreth 400,000 funte, Maybach është më pak se një javë paga për Haaland, i cili fiton 500,000 funte në javë.

Koleksioni i tij i mahnitshëm përfshin gjithashtu një Aston Martin DBX 707 prej 350,000 paundësh, një Rolls-Royce Cullinan prej 300,000 paundësh dhe një Porsche 911 GT3 prej 160,000 paundësh.