Haaland “fundos” Leipzigun me 5 gola dhe vendos rekord

TË FUNDIT

Erling Haaland shënoi 5 gola kundër Leipzigut në ndeshjen e kthimit ku Qytetarët fituan 7-0 ndërsa dy golat e tjerë u realizuan nga Gundogan dhe De Bryne.

Kështu Man City siguron kualifikimin në çerekfinale.

Erling u bë vetëm lojtari i tretë në histori që shënon një 5 në një ndeshje të vetme në Champions League.
I pari ishte Leo Messi, i cili shënoi 5 gola ndaj Bayer Leverkusen në ndeshjen e fazës së grupeve të 12/13 Champions League, ndeshja përfundoi me rezultat 7:1.

I dyti ishte braziliani Luiz Adriano, i cili realizoi 5 gola ndaj BATE Borisov teksa luante për Shakhtarin. E treti tani është Haaland.