Gypat prej asbesti, rrezik për qytetarët! Sa është i sigurt uji që pinë shkupjanët?

TË FUNDIT

Materiali asbest, prej të cilit ka edhe gypa të ujit, ka kohë që është i ndaluar në vendin ton për shkak se ky material është i dëmshëm për shëndetin e qytetarëve. Por në disa vende ende ka gypa të ujit të ndërtuara me këtë material. Kryeministri Zaev që në vitin 2018 kishte thënë se do të ndahen mjete për heqjen e këtyre gypave.

“Qeveria do sigurojë mbështetje financiare me çka deri në fund të mandatit do të zëvendësohen të gjitha gypat asbest të çimentos”, kishte deklaruar Zaev.

Vitet kaluan. Tani më jemi në vitin 2021 ndërsa 77,965 metra gypa asbest të çimentos vazhdojnë të jenë të instaluar.E kjo sipërfaqe është vetëm në disa komuna të Shkupit.

Komuna Qendër                     -2.180,00 m

Komuna Karposhit                -12.146,00 m

Komuna Kisela Vodës          – 13. 838,00 m

Komuna Airodrom                 -2.873,00 m

Komuna Gazi Babës               -11.086,00 m

Komuna e Çairit                      -3.463,00 m

Komuna e Gjorgje Petrovit   -4.283,00 m

Komuna e Sarajit                     -4.056,00 m

Komuna e Shuto Orizare    -24.040,00 m

Informacionet tona tregojnë se në komunën e Shutkës, e cila është vetëm pak metra larg qendër së Shkupit ka më së shumti me gypa asbest.Në çezmën e cila ndodhet në mes të kësaj komune, ujin e konsumojnë të gjithë, por askush nuk është  njoftuar nëse uji është i pijshëm.Nga kjo çezmë do të marrim një mostër dhe do ta dërgojmë për ta testuar.

Nga këtu do të shkojmë edhe në lagjen Dyqanxhik të Çairit për të marrë një mostër të ujit.

“Këtu kemi ujë që është nga Shutka. Do ta vendosim këtë këtu. Sa duhet të qëndrojë? Jo më shumë se 30 sekonda. E lëmë këtu që ta shikojmë çfarë do të ndodh dhe a do të ketë ndryshim të ngjyrës.Siç mund të shihni këtu kemi dy indikatorë, kjo ka filluar të bëhet më shumë ngjyrë rozë kjo tregon se sa nitrat në ujë kemi kjo është shumë pak që do të thotë se uji është i pijshëm.Testi nga Çairi në dallim nga testi në Shutkë, në Duqanxhik e kemi shumë pak më të fortë ngjyrën rozë por edhe këtë nëse e krahasojmë me këtu, me këtë udhëzim tregon se edhe ky ujë është i pijshëm. Nëse do të ishte më shumë se 50 atëherë do të duhet të njoftojmë Institutin e Shëndetit Publik”, tha Natasha Dokovska, nga Shoqata Gazetarëve për të Drejtat e Njeriut.

Natasha Dokovska nga Shoqata e Gazetarëve për të Drejtat e Njeriut,  thotë se gypat asbest sipas ekspertëve, më të dëmshëm janë kur do të duhet të largohen. Ato do të duhet të hiqen me rregulla të veçanta.

“Bisedat që i kemi bërë me ekspertët që e trajtojnë këtë problematikë thonë që deri sa nuk i prekim gypat asbes ato janë të sigurta.Në atë moment kur do të duhet t’i heqim, kur do të fillojë asbesti të copëtohet dhe të bjerë atëherë mund të bëjë ndotje dhe të ketë efekte negative ndaj shëndetit të qytetarëve”, deklaroi Natasha Dokovska, nga Shoqata Gazetarëve për të Drejtat e Njeriut.

Sipas Ndërmarrjes Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” 7,5%  prej sistemit të gypave është prej  saloniti. Nga atje thonë se në programin e tyre investues, çdo vit planifikohen mjete të caktuara financiare që shfrytëzohen për rikonstruim dhe ndryshim të gypave të ujësjellësit nga azbesti-çimento.