Rritje të modeluar të inflacionit paralajmëroi guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska Bezhoska. Ajo theksoi se duke pasur parasysh lëvizjen e çmimit të ushqimit dhe të energjencave, me shumë gjasa do të bëhet revizion i modeluar i inflacionit në projeksionet e ardhshme makro-ekonomike. Deri më tani shkalla e inflacionit është mbajtur 2,2%.
“Ne me ciklet e projeksionit të prillit, projektuam shkallë të inflacionit prej 2,2% megjithatë duke ndjekur realizimet e fundit si dhe projeksionet, posaçërisht me lëvizjen e çmimeve të ushqimit dhe energjisë, me shumë gjasa do të bëjmë revizion të modeluar të inflacionit. Kjo do të bëhet me ciklin e ri të projeksioneve makro ekonomike që është në fazë të finalizimit. Megjithatë do të potencoja se inflacioni me këto supozime që i shfrytëzojmë tani për tani që të mbetet në suaza të modeluar, ashtu siç pret edhe Fondi monetar ndërkombëtar.
Për neve strategji optimale është strategjia e mbajtjes së kursit stabil të devizave, kuptohet arsyeja për këtë është struktura e ekonomisë sonë. Që të mundet kjo strategji të mbahet stabile, me rëndësi kyçe është niveli i rezervave të devizave, në më shumë raste kemi komunikuar dhe për nivelin e rezervave të devizave që është në përputhje me të gjithë standardet ndërkombëtare, mbahet në nivel solid të lartë”, tha Bezhovska./TV21
