Guvernatori i Kalifornisë kërkon shpalljen e gjendjes së katastrofës së madhe për shkak të zjarreve

TË FUNDIT

Më shumë se 13.500 zjarrfikës po tentojnë të shuajnë dhjetëra zjarre të mëdha në shtetin federal amerikan Kalifornia.

Zjarret deri më tani shkatërruan qindra shtëpi, ndërsa 43.000 persona janë evakuuar.

Guvernatori i Kalifornisë, Gevin Njusam kërkoi presidenti i SHBA-së, Xho Bajden të shpallë gjendje të katastrofës së madhe në tetë rajone, që do të mundësonte ndihmë federale për banorët dhe institucionet e rrezikuara.

Zjarri Kalldor shkatërroi 466 kilometra katrorë dru dhe bimë në pjesën veriore të Siera Nevada, si dhe 447 objekte pasi shpërtheu më 14 gusht, ndërsa deri më tani vetëm nëntë për qind është nën kontroll dhe iu afrua liqenit Taho.

Në pjesën veriore të Kalifornisë, zjarri Diksi është 40 për qind nën kontroll, ndërsa shkatërroi 1.259 objekte, në mesin e të cilëve 678 shtëpi, ndërsa gati 13.000 objekte janë rrezikuar nga zjarri.

Kalifornia është një nga dhjetëra shtetet federale amerikane perëndimore ku dje janë regjistruar 90 zjarre të mëdha.