Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh e përshëndeti vendimin e presidentit amerikan, Xho Bajden për ta kthyer SHBA-në në Marrëveshjen klimatike të Parisit, njofton DPA.
“Nga samiti i vitit të kaluar për klimën, shtetet që e prodhojnë gjysmën e ndotjes në botë u angazhuan për neutralitet ndaj karbonit”, theksoi Guteresh.
“Me angazhimin e sotëm të presidentit Bajden, ato janë gjithsej dy të tretat”, shtoi ai. Vendimin e Bajdenit e përshëndetën edhe nga BE-ja.
Presidenti amerikan, Xho Bajden i nënshkroi 15 dekretet presidenciale dhe dy urdhra në agjencitë federale.
Sipas CNN, të cilët i referohen përfaqësuesit zyrtar të administratës së re amerikane, në mesin e dekreteve të nënshkruara janë edhe ato me të cilat shfuqizohet dekreti i Trampit për ndalesën për hyrje të qytetarëve të vendeve me shumicë myslimane dhe dekreti për ndalimin e ndërtimit të murit përgjatë kufirit me Meksikën.
