Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola dhe mesfushori Ilkay Gundogan kanë fituar çmimet e lojtarit dhe trajnerit të muajit janar, raporton faqja zyrtare e Manchester Cityt.
Gundogan ka arritur të regjistrojë pesë gola në gjashtë fitoret e Manchester City-t në Premier Ligë, duke e merituar kështu çmimin e lojtarit të muajit janar.
Në anën tjetër, për Pep Guardiolan, ky është çmimi i tij i tetë si trajneri më i mirë i muajit dhe i pari nga prilli 2019.
