Janë nënshkruar marrëveshje për 35 projekte në vlerë prej 22,3 milionë eurove, që është pjesa e tretë nga gjithsej 49,7 milionë euro.
Me këto marrëveshje do të përmirësohen edhe kushtet në Aeroportin e Shkupit dhe Ohrit.
“Me të vërtetë kjo, si kurrë më parë, në të gjithë vendin, në të gjitha rajonet në pothuajse të gjitha 75 komunat, do të fillojnë të realizohen 94 projekte të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të dedikuara për nevojën e qytetarëve. Bëhet fjalë për projekte reale, për projekte të përditshme reale të qytetarëve tanë”, deklaroi Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.
“Mes projekteve të komunave në këtë pako të tretë ka projekte për rrugë lokale, ujësjellës, kanalizim, punime të tjera ndërtimore, projekte të rëndësishme që do të kenë vlerë të madhe për njerëzit dhe për të gjithë shoqërinë”, tha Metin Batak nga TAV Maqedoni./TV21
