Gruevski në OKB: Çështja e emrit pengon stabilizimin e qëndrueshëm të rajonit

TË FUNDIT

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski në drejtimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, edhe një herë përsëriti se çështja e emrit po pengon rrugën për stabilizim të qëndrueshëm të rajonit, por edhe rrugën e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s.

“Qëndrimi ynë është i ditur dhe është në kontekst të realitetit se ne jemi maqedonas, flasin maqedonisht dhe jetojmë në shtet me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë.  E drejta ndërkombëtare duhet të respektohet në të gjitha rastet, e jo vetëm në raste të caktuara. Së këtejmi, vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në dobi të vendit tim, duhet të respektohet nga të gjithë anëtarët e kësaj organizate, veçanërisht sepse mu ky gjyq është i themeluar nga OKB-ja dhe ai duhet të jetë garantues i zbatimit të së drejtës dhe të marrëveshjeve bilaterale të kyçura nën mbulimin e Kombeve të Bashkuara”, theksoi Gruevski para Asamblesë së Përgjithshme të OKB.