Kryeministri dje në një forum biznesi në Nju Xhersi në Shtetet e Bashkuara, në të cilin ishin të pranishëm shumë biznesmenë dhe kompanitë prej më tepër sektorëve. Gruevski në fjalimin e tij i theksoi kostot më të ulëta për kompanitë për bërje biznesi në tërë Evropën dhe përkushtimin e vazhdueshëm të Qeverisë për dialog me komunitetin e biznesit dhe për të përmirësuar klimën e biznesit.
“Jemi shumë të përqendruar në përmirësimin e klimës së biznesit. Në fakt, ai është preokupimi ynë kryesor në këto 7-8 vitet e fundit, në të cilin kemi punuar në shumë mënyra, edhe atë për të gjithë investuesit në vend, vendas ose të huaj. Si rezultat i shumë hapave që po i bën Qeveria, klima e biznesit është përmirësuar dukshëm, siç pasqyrohet në disa raporte të organizatave ndërkombëtare financiare”, theksoi kryeministri i Maqedonisë.
Ai paraqiti treguesit pozitivë makroekonomikë, si rritjen e BPV-së dhe eksportet nga zonat, nivelin e moderuar të borxhit të jashtëm publik dhe shkallën e qëndrueshme të inflacionit. Ai gjithashtu përmendi edhe projektet për të zvogëluar barrierat administrative dhe për sigurimin e një tregu më të madh për prodhuesit përmes nënshkrimit të marrëveshjeve për tregti së lirë me të gjitha vendet e Evropës.
Biznesmenët e pranishëm, siç raporton Qeveria, u ndanë me vlerësime pozitive për klimën e biznesit në vend, duke theksuar politikat e taksave që ofrojnë përparësi për sektorin e biznesit. Disa kompani vlerësuan pozitivisht punën e ekipit për tërheqjen e investimeve të qeverisë, që u mundësojnë kompanive të shqyrtojnë përfitimet të ofruara nga vendi ynë për investimet, duke theksuar se te ata ka një interes serioz për Maqedoninë, si një zgjedhje për të zgjeruar bizneset e tyre.
