Gruevski dhe Bogoevski nuk do të jenë më deputetë në Kuvendin e RMV-së

TË FUNDIT

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, konstatoi dorëheqjen e ish kryeministrit dhe deputetit Nikolla Gruevski i cili tashmë gjashtë muaj nuk ka qenë i pranishëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për shkak se u arratis në Hungari dhe fitoi azil politik. Pasi që të konstatohet dorëheqja e Nikolla Gruevskit të cilën më 5 qershor e ka dorëzuar deri tek shërbimet e parlamentit në gjuhën hungareze, në vendin e tij do të vijë Gjoko Kamçev i cili ka qenë më i votuari në njësinë zgjedhore numër 4 në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016.  Ndërsa Pavle Bogoevski nga LSDM-ja deri të shërbimet parlamentare ka dorëzuar dorëheqjen e tij të paralajmëruar javë më parë pas skandalit me porosinë e marihuanës.