Grubi uron Vjosa Osmanin

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ka uruar Vjosa Osmanin pasi që u zgjodh presidente e Kosovës.

“Urimet më të sinqerta për zgjedhjen e sotme të zonjës Vjosa Osmani për Presidente të Republikës së Kosovës.

Me uratat dashamirëse për shëndet, mbarësi dhe suksese, siguroj zonjën Osmani për bashkëpunim të afërt dhe intenziv në agjendën e përbashkët për një rajon të integruar, pa çështje të hapura dhe të integruar tërësisht në Bashkimin Europian dhe në bashkëkoordinim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi.