Grubi për Selën – u pensionua në Strugë, pasi qytetarët u rreshtuan pas Merkos

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ka dhënë mbështetje të madhe kryetarit aktual të Strugës, Ramiz Merkos.

Ka deklaruar, se të gjithë qytetarët u rreshtuan pas Merkos, dhe se pensionuan një kryetar partie (Ziadin Selën e Aleancës për Shqiptarët) në vendin e tij.

“Nuk ka fare shtypje nga publiku dhe qytetarët. Përkundrazi, të gjithë qytetarët janë rreshtuar pas administratës së zotit Merko, bile bile, kanë pensionuar një kryetar partie për gjithmonë, i cili i humbi në vendin e tij. Prandaj dua të them, se të gjithë qytetarët janë në përkrahje dhe janë rreshtuar pas politikave të zotëri Merkos”, tha Grubi, transmeton TV21.

TË NGJAJSHME