GRUBI për 100 ditë Qeveri: Ulëset VIP të rezervuara për qytetarët

TË FUNDIT

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot me rastin e 100 ditëve
të para të saj, përmes një konference për shtyp para opinionit ka
prezantuar llogaridhënien e saj.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi me këtë rast në cilësinë
e përfaqësuesit më të lartë shqiptar në Qeveri, ka thënë se me krenari
mund të konstatohet se kohezionin mes partnerëve qeveritar po e ndjejnë
të gjithë qytetarët dhe komuniteti ndërkombëtar edhe atë që nga dita e
parë e punës së kësaj qeverie.

Sipas Grubit prioritetet e qeverisë tashmë janë të njohura për të
gjithë, përkatësisht pasi që RMV u bë anëtare e NATO-së, u përmbyllë
pjesa normative e Marrëveshjes së Ohrit dhe u zbatuan reformat urgjente
sistemore, tani më mbetet të realizohet ripërtëritja dhe zhvillimi
ekonomik, sundimi i së drejtës dhe anëtarësimi i merituar dhe i pastër
si kristali në Bashkimin Evropian bashkë me të gjitha elementet
shoqëruese për standard më të mirë për të gjithë qytetarët.