Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka demantuar informacionet se është vaksinuar kundër Covid-19.
“Ju informojmë se Grubi nuk është vaksinuar kundër Covid 19 dhe emri i tij nuk gjendet në listën prioritare për vaksinimin”, njoftuan nga kabineti i Grubit, transmeton TV21.
Se nuk është vaksinuar asnjë pjesëtar i Qeverisë, ka deklaruar edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
