Grubi në rolin e menaxherit në “Behtel & Enka”? Jeni si me çip për gjithçka që bëni, iu përgjigj Grubi VMRO-DPMNE-së

TË FUNDIT

Pse zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi vendoset në rolin e menaxherit të Behtel dhe Enka dhe kërkon punësime në këtë kompani si angazhim për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, ishte pyetja e deputetes Gordana Siljanovska Davkova, e cila tha se Grubi është një fenomen interesant.

“Një fenomen interesant është vetë ministri për sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive, sepse në këtë Kuvend ka organ që është pandan i ministrisë së tij që quhet Komision për Sistemin Politik dhe Marrëdhëniet mes komuniteteve, por asnjë ligj nga kjo ministri nuk ka arritur, as zv/kryeministri i parë nuk është paraqitur. Por andaj po e shohim duke dërguar thirrje për punësime në një firmë private të huaj, Behtel dhe Enka. Dua ta pyes se ku e ka të drejtën të veprojë si menaxher i Behtel dhe Enka me paratë tona?”, u shpreh Gordana Siljanovska Davkova, VMRO-DPMNE.

Grubi bëri thirrje që në vend të pyetjeve për këtë, vetë opozita duhet t’u bëjë thirrje qytetarëve që të punësohen në këtë projekt, ashtu siç bëri VMRO-DPMNE kur ishte në pushtet. Për Behtel dhe Enka keni pretenduar se kemi paguar penale por kjo nuk është e vërtetë, tha Grubi.

“Ishte një fushatë e tërë e gjithë qeverisë Vmro-iste për të krijuar vende pune në sektorin privat dhe u bënë thirrje qytetarëve që të punësohen. Asgjë nuk ndryshon me këtë projekt që financohet nga shteti dhe që mundëson punësimin e më shumë se 2 mijë qytetarë tanë. Çdo tezë që keni nxjerrë këtu dhe që është imponuar nga partia në të cilën ju nuk besoni, por verbërisht si çipa e zbatoni këtu në Kuvend, e kam shumë zili”, sqaroi Artan Grubi, zv/kryeministër i parë.

Dragan Kovaçki sërish me pyetje drejtuar kryeministrit nëse ka dijeni për ngacmimet seksuale të oficereve femra në Armatë. Për këtë, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska u përgjigj se po bëhet hetim.

“Në ARM ka raste të rënda të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe ngacmimeve seksuale të oficereve dhe ushtareve femra nga oficerë të lartë, përfshirë edhe gjeneralë dhe shefa të sigurimit ushtarak. … Të njëjtët oficerë të lartë në këmbim u premtuan gradim dhe arsimim në Akademinë Ushtarake dhe përfitime të tjera”, tha Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

“Fakti që ju si ish-kreu i inteligjencës ushtarake keni pasur zakon të prekni, nxitni dhe ndërhyni në hetime që janë detyrë e Prokurorisë Publike dhe autoriteteve gjyqësore në këtë vend, unë nuk e praktikoj dhe nuk do ta praktikoj atë praktikë. Unë as nuk drejtoj një hetim dhe as nuk kam të drejtë ligjore të ndërmarr pjesë të hetimit që po e udhëheq Prokuroria Publike”, u shpreh Sllavjanka Petroevska, ministre e Mbrojtjes.

Kovaçki e pyeti edhe kryeministrin se a do ta shkarkojë ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ndërsa ai u përgjigj se nuk do të kërkojë shkarkimin e tij sepse, siç tha ai, kjo ministri po e kryen mirë punën e saj.