Grubi në Gostivar takohet me të rinjtë: Energji e jashtëzakonshme

TË FUNDIT

BDI fushatën sot e ka vazhduar në Gostivar.

Artan Grubi nga kjo parti është takuar me të rinjtë.

Ka vlerësuar se në Gostivar mbretëron energji e jashtëzakontë pozitive.

“Rinia ishte kryefjala e kësaj fushate zgjedhore, në veçanti në Gostivar. Energji e jashtëzakontë pozitive mbretëron në Gostivar sepse kjo rini ka nevojë për qytet të mundësive, qytet që përputhet me idetë progresive rinore, i pranon dhe i zbaton ato. Të mirë, të edukuar, të mençur, të bukur, të ditur, entuziast dhe kreativ, të gjithë më përmbushën me energji sot dhe bashkë me ta dhe për ta do ta rinojmë dhe fuqizojmë Gostivarin”, shkroi Grubi./TV21