Grubi: Më pak se 4 mijë persona nuk kanë shtetësi

TË FUNDIT

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka shpërndarë një video në faqen e tij në “Facebook”, për çështjen e qytetarëve që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, por nuk kanë shtetësi.

Sipas të dhënave që i jep Grupi, janë nën 4 mijë qytetarë që nuk kanë shtetësi.

Premton, se “edhe këtë çështje do ta zgjidhin”.

“Në vitin 2019, 426 qytetarë shqiptarë kanë qenë në procedurë për marrjen e nënshtetësisë. Në vitin 2020, 440 qytetarë kanë qenë në procedurë për marrjen e nënshtetësinë. Në vitin 2021, 103 qytetarë janë në procedurë për marrjen e nënshtetësisë”, thuhet në të dhënat e vendosura në videon që është shpërndarë nga Grubi.