Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi thotë se kompania “Bechtel&Enka” në marrëveshjen për dnrëtimin e Korridorit 8 dhe 10D obligohet që të angazhojë 51 për qind të resurseve vendore për realizimin e punëve, përcjell TV21. Grubi thotë se ka mundësi që përveç obligimit, angazhimi i punëtorëve në vend të shkojë në 70 për qind, ndërsa rikujton se VMRO-DPMNE dhe Levica po bllokojnë ligjet në Kuvend, me çka autostrada do të vonohet për 2 vjet, e shteti do të paguaj gjoba mbi 150 milionë euro.
Postimi i plot i Zv/Kryeministrit Grubi:
Sipas ligjit special dhe kontratës, konzorciumi Bechtel Enka obligohet të angazhojë së paku 51% të resurseve vendore.
Në Kosovë, mbi 70% e të punësuarve kanë qenë vendor, ndërsa në Shqipëri e Serbi rreth 50% gjithashtu vendor.
Parashikimet fillestare, pas analizës së tregut, janë se edhe në vendin tonë do të angazhohet e gjithë forca e disponueshme punëtore, mundësisht të tejkalojë edhe 70%.
Të gjitha të drejtat dhe obligimet e parapara me ligjin për marrëdhënie pune dhe ligjet tjera do të respektohen në përpikshmëri.
Të ju përkujtoj edhe një herë: Opozita, VMRO dhe Levica, me bllokadën e ligjeve në Kuvend, do ta kushtojë shtetin mbi 150 milion euro dhe dy vite humbje kohe. Realizimin e projektit nuk mund ta ndalin në asnjë mënyrë të vetme, vetëm mund ta shtrenjtojnë dhe vonojnë përfundimin e autostradave.
Është në duart e deputetëve të vendosin nëse autostradat do të ndërtohen më shpejtë dhe më lirë ose më ngadalë dhe më shtrenjtë.
