Është arrestuar një grua pasi që e njëjta ka sulmuar një person në mbrëmjën e 6 qershorit. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar viktimën mashkull kosovar”, ka bërë të ditur policia duke e cilësuar rastin si “tentim vrasje” Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, e dyshuara dërgohet në mbajtje./21Media
