Grevë e punonjësve të arsimit në Greqi

TË FUNDIT

Në prag të debatit të Parlamentit grek dhe votimit të nesërm të ligjit të ri të Ministrisë së Arsimit, me të cilin nuk dakordohen, sindikatat e punonjësve të arsimit në Greqi prej sot në mëngjes kanë filluar grevë 24 orëshe, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Edhe pse dje kishte paralajmërime se shkollat në vend do të mbyllen, megjithatë Ministria e Arsimit të Greqisë sqaroi se mësimi do të zhvillohet normalisht.

Punonjësit e arsimit në Greqi do të kërkojnë që ligji të mos votohet, të hiqet edhe amendamenti për transmetim të drejtpërdrejt të orëve, me ndihmën e kamerave nëpër klasa, kërkojnë mjete shtesë për arsimin nga buxheti shtetëror, por edhe të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme shëndetësore për punë të sigurt në shkolla.

Për sot dhe nesër caktuan protesta në qendrën e Athinës, si dhe në disa qytete tjera greke.