Parakusht themelor për fillimin e bisedimeve me Turqinë është de-eskalimi praktik nga Ankaraja, nuk ka marrëveshje dialogu, tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pezas në një intervistë për televizionin “Skaj”, ndërsa burime diplomatike për media greke komentuan mbrëmë se “informacioni në lidhje me bisedimet teknike në NATO nuk korrespondojnë me realitetin”, tha korrespondenti i MIA-s nga Athina.
Reagimet vijuan pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se “pas bisedimeve me udhëheqësit grekë dhe turq, të dy aleatët ranë dakord të hynin në bisedime teknike në NATO për të krijuar mekanizma për shmangien e konfliktit ushtarak dhe për të zvogëluar rrezikun e incidenteve dhe aksidente në lindje të Mesdheut “.
“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s dorëzoi disa propozime, në nivelin teknik, për të shmangur aksidente. Kjo është larg nga karakterizimi si marrëveshje për të filluar dialog, kur parakushti themelor për fillimin e kontakteve vazhdon të jetë çështja e de-eskalimit praktik nga Turqia, i tha zëdhënësi i qeverisë greke, duke folur për televizionin Skaj këtë mëngjes.
Pecas sqaroi se bëhet fjalë për dokumente teknik nga NATO, për të cilët është kërkuar të dorëzohen propozime nga të dy palët.
“Ky nuk është tekst se Greqia dakordohet për rifillim të negociatave apo se Turqi dhe Greqia janë dakorduar për fillimin e dialogut”. theksoi Pecas.
Shtoi se ai që ka funksion publik duhet të veprojë me seriozitet sepse këtë e kërkon pozita e tij, ” ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka pozitë të lartë”.
