GREQIA NË ZGJEDHJE TË PARAKOHËSHME, “PRESPA” NDËSHKON TSIPRASIN

TË FUNDIT

Zgjedhjet evropiane dhe ato vendore të së dielës në Greqi kanë sjellë rokadë në qeverinë e Aleksis Tsipras. Partia opozitare Demokracia e Re ka fituar bindshëm, dhe qytetarët grekë i dhanë një shuplakë përmes votës Syrizas, e kjo si pasojë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës. Ndryshimi i emrit të Maqedonisë së Veriut ka pasur edhe koston epolitike.

Partia e Tsipras mbeti me 9 përqind ndersa vota e grekëve nxori fitues për zgjedhjet e Parlamentit Europian, konservatorët e “Demokracisë së Re”, të cilët kryesojnë me 32.7 për qind të votave.

Tsipas pranoi humbjen dhe lajmëroi menjëherë zgjedhjet e parakohshme.

“Nuk do ta braktis betejën, nuk do të largohem apo të jap dorëheqjen nga lufta për barazi, solidaritet dhe drejtësi sociale. Menjëherë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale do t’i kërkoj Presidentit të Republikës shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve kombëtare”, deklaroi Alexis Tsipras kryeministër i Greqisë.

Zgjedhjet parlamentare të caktuara për në tetor do të zhvillohen në qershor pas disfatës së qeverisë. Data e mundshme e zgjedhjeve paraprake është 30 qershori.

“Kryeministri duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e tij. Për të mirën e vendit, ai duhet të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhjet kombëtare sa më shpejt që të jetë e mundur.”, tha Kyriakos Mitsotakis.

Ndërkohë që në shumë vende të Bashkimit Evropian eksremistët kanë pësuar rritje në votime, e kundëra ka ndodhur në Greqi, ku kemi një humbje të neonazistëve të “Agimit të Artë”, të cilët nga forcë e tretë politike kanë shkuar në vendin e pestë, me 4.8 për qind, duke humbur gati 40 për qind të mbështetësve të tyre./21Media