Greqia i uron Maqedonisë së Veriut Ditën e Pavarësisë

TË FUNDIT

Urime me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut ka dërguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme në Greqi. Përmes llogarisë zyrtare në “Twitter”, MPJ-ja greke ka shprehur “urimet më të mira për popullin dhe Qeverinë”.

“Greqia i uron dhe i shpreh urimet më të mira popullit dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sepse sot festojnë Ditën e Pavarësisë!”, shkruan MPJ e Greqisë.