Për shkak të rritjes së numrit të kalimeve nga vendet fqinje, por edhe për shkak të rritjes së numrit të rasteve pozitive në vendkalimet kufitare, Qeveria greke, me vendim të kryeministrit Kirijakos Micotakis, dhe me rekomandim të kompetentëve, i ashpërson masat në kufijtë tokësorë dhe nga 22 korriik deri më 4 gusht për grekët dhe ata të cilët kanë leje për qëndrim, hyrja dhe dalja nga vendi do të jetë i lejuar vetëm nga gjashtë vendkalimet kufitare, kumtoi zëdhënësi Stelios Pecas, në brifingun e sotëm me gazetarët, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.
“Përveç asaj që tani më është vendosur dhe është në fuqi për hyrje nga Promahonas, nga e marta drejtë të mërkurës 22 korrik në mesnatë, deri më 4 gusht, hyrja në territorin grek për kalime esenciale lejohet vetëm nga vendkalimet kufitare Kakavias, Kristalopigis, Evzoni, Promahonas, Nimfeas dhe Kipi”, ka thënë Pecas dhe shton se edhe qytetarët grekë edhe ata të cilët kanë leje për qëndrim, njëjtë si edhe turistët tani më do të obligohen për ta plotësuar formularin special Passenger Locator Form (PLF).
Lidhur me punonjësit sezonalë bujqësorë zëdhënësi i Qeverisë greke sqaroi se në rast se dalin nga Greqia para 4 gushtit, nuk do të ketë të drejtë sërish të hyjnë në vend.
Pecas tha se “pasqyrën e rëndë e konfirmojnë edhe rezultatet” nga testet e bëra sipas përzgjedhjes së rastësishme.
Tetë raste pozitive nga 866 teste në vendkalimin kufitar Kakavia me Shqipërinë dhe 170 raste të konfirmuara të Kovid-19 nga 19.676 teste në Promahonas në periudhën nga 1 deri më 18 korrik të vitit 2020.
“Javën e kaluar nga 12 deri më 18 korrik, është vërejtur valë vazhdueshme e rritur e kalimeve (hyrje-dalje) nga 12 pikat rokësore për hyrje në vend (përveç Promahonas). Më konkretisht, 20.331 kalime nga Shqipëria, 9.049 nga Bullgaria (pa Promahonas), 16.358 nga Maqedonia e Veriut dhe 4.325 nga Turqia”, ka thënë Pecas.
Shtetasit grekë, deri më tani kanë mundësi përmes të gjitha vendkalimeve kufitare t’i vizitojnë vendet fqinje, pa kurrfarë kontrolle, ndërsa prefektët e qyteteve kufitare apelojnë deri tek grekët, t’i shmangin ose t’i reduktojnë në minimum udhëtimet e tyre në vendet fqinje, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut.
“Theksojmë se koronavirusi është këtu dhe kërkojmë nga të gjithë qytetarët grekë t’i shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e ngarkuara epidemiologjike, siç janë tani ata në Ballkan”, theksoi Pecas në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët.
Shtoi se “Greqia është dhe do të mbetet vend i siguruar shëndetësor”, ndërsa Qeveria do të ndërmarrë edhe masa shtesë nëse do të jetë e nevojshme.
Lidhur me kontrollet për respektimin e protokolleve shëndetësore dhe masat parandaluese për mbrojtje nga Kovid-19, Pecas tha se nga 17 korriku e deri më sot janë zbatuar 2.684 kontrolle në tërë Greqinë, janë konstatuar shkelje në 144 raste, janë shqiptuar 161 dënime në vlerë prej 38.250 euro dhe ndalesë të përgjithshme për punë prej 30 ditëve.
