Fillon lëshimi i certifikatës digjitale për vaksinim, kjo është edhe një risi greke, tha kryeministri i Greqisë Kirjakos Mocotakis në takimin për rrjedhën e zbatimit të planit kombëtar për vaksinim dhe shtoi se ky vërtetim nuk do të thotë kufizim, por lehtësim të lëvizjes dhe udhëtimit, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Kryeministri grek shpjegoi se certifikata është për konfirmimin e vaksinimit ligjor dhe është për përdorim personal të qytetarëve dhe edhe një herë e përsëriti propozimin deri te BE-ja për “certifikatë të vetme sipas standardeve evropiane”.
Për propozimin konkret grek do të diskutohet në Samitin e nesërm të BE-së.
Micotakis theksoi se në Samit do të kërkojë nga Komisioni Evropian të aktivizohet për miratim më të shpejtë të vaksinave të tjera, por edhe t’i bëjë presion Fajzerit për përshpejtimin të prodhimit të vaksinave që “kompania të jetë konsekuente për dozat për të cilat është obliguar t’i dorëzojë në vendet evropiane në tremujorin e parë të vitit 2021”.
Lidhur me procesin e vaksinimit në Greqi, Micotakisi tha se po zhvillohet në mënyrë të rregullt, me pjesëmarrje të madhe, si te punonjësit shëndetësorë, ashtu edhe te qytetarët të moshës mbi 85 vjeç, me mbi 90.000 të vaksinuar dhe me pothuajse 400.000 termine të caktuara për vaksinim.
Shpjegoi se edhe pse qytetarët janë të saktë dhe mbi 95 për qind nuk i lëshojnë terminet e caktuara për vaksinim, ekziston mekanizëm, gjegjësisht nëse mbesin doza të papërdorura nga terminet e caktuara të pashfrytëzuara, do të vaksinohen pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë.
