Greqia e kënaqur nga konkluzionet e Samitit të BE-së

TË FUNDIT

Teksti i konkluzioneve pasqyron qëndrimet greke, komentuan burime të qeverisë greke konkluzionet e shefave të qeverive dhe shteteve të BE-së në lidhje me Turqinë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ata shtuan se negociatat ishin të vështira dhe teksti përfundimtar që u miratua “është shumë më i mirë për qëndrimet e Greqisë dhe Qipros sesa ai që u propozua fillimisht”, kështu që “BE dërgon porosi të unitetit, solidaritetit dhe vendosmërisë”.

Sipas  burimeve të njëjta, Unioni do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion të tij për të mbrojtur interesat e tij dhe interesat e shteteve anëtare, në rast të veprimeve të njëanshme, do të monitorojë zhvillimet dhe do të marrë vendimet e duhura jo më vonë se samiti i dhjetorit.

Teksti, i cili u propozua fillimisht si bazë për diskutim, nuk u pranua nga Greqia sepse, siç shpjegoi zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas në një intervistë me ERT mbrëmë, “nuk ishte i ekuilibruar”.