Greqia është e gatshme menjëherë të dërgojë ndihmë për Turqinë në mënyrë që të ndihmojë në gjurmimin për të mbijetuarit, shkroi në Tuiter kryeministri grek, Kiriakos Micotakis pas fatkeqësisë në minierën në provincën turke Bartin, ku jetën e humbën së paku 40 persona, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Micotakis shprehi keqardhje për “shpërthimin e tmerrshëm dhe humbjen e jetëve” dhe i ofroi ndihmë Turqisë.
