Greqia dërgon ekip shpëtimtarësh në Bejrut

TË FUNDIT

Ekipi shpëtimtar prej 12 zjarrfikësish, me qen shpëtimi dhe dy automjete me pajisje të posaçme, sot nga aeroporti ushtarak në Athinë, me S-130 nisen drejt Bejrutit për t’iu ndihmuar autoriteteve libaneze në aksionet e shpëtimit.

Kryeministri grek, Kiriakos Micotakis deklaroi se ekipi shpëtimtar niset pasi që nga Libani është kërkuar ndihmë për aksionin për gjetje dhe shpëtim të mbijetuarve, ndërsa Greqia është e gatshme të ndihmojë edhe me dërgimin e pajisjes mjekësore.

Ndërsa mu pajisje mjekësore dhe barërat do të dërgojë Qiproja në Liban, sipas ambasadores libaneze në Nikozi, e cila për agjencinë qipriote të lajmeve CNA deklaroi se ndihma do të dërgohet nesër.

Ministria e Punëve të Jashtme e Qipros kumtoi se për nesër është planifikuar fluturim i posaçëm drejt Bejrutit për riatdhesim të shtetasve qipriotë.