Greqi, zjarre aktive në shumë lokacione

TË FUNDIT

Nga toka dhe ajri, zjarrëfikësit grekë po përballen me pesë zjarre në tërë Greqinë, nga të cilët tre janë në lokacione të ndryshme të Peloponezit, një në Kretë dhe një në pjesën qendrore të vendit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Në Peloponez, në afërsi të Olimpisë antike shpërtheu zjarr pyjor në të cilin kanë intervenuar 34 zjarrfikës me 14 automjete, një ekip këmbësorik, një helikopter dhe dy aeroplanë, ndërsa në gadishull ende nuk është vendosur nën kontroll zjarri i madh në afërsi të Korint, ku në mënyrë parandaluese janë evakuuar disa lagje dhe një kamp i fëmijëve.

Në ishullin Kretë, në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë 36 zjarrfikës me 13 automjete, dy ekipe të këmbësorëve dhe një helikopter dhe dy aeroplanë, ndërsa sipas mediumeve lokale, zjarri është në afërsi të vendit të banuar.

Zjarr, por nga shkallë më të vogla ka edhe në pjesën qendrore të vendit.

Era e fuqishme në shumë pjesë të Greqisë, në mënyrë shtesë e vështirëson vendosjen nën kontroll dhe shuarjen e zjarreve.