Greqi, restorantet dhe kafenetë do të punojnë me orar pune të kufizuar

TË FUNDIT

Në disa pjesë të Greqisë, mes të cilëve edhe disa nga ishujt që janë destinacione të njohura turistike, që nga sot, vendoset orar i ri i punës i restoranteve, kafeneve, bareve, klubeve të natës, gjegjësisht do të duhet të mbyllen në mesnatë, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Masa hyn në fuqi sot dhe do të jetë e vlefshme deri më 23 gusht dhe i përket rajonit të Maqedonisë lindore dhe Thrakisë, qyteteve Selanik, Larisa, Volos, Katerini, Halkidiki, si dhe ishujve të Kretës, Korfuzit, Mykonos, Paros, Santorini, Rodos, Andiparos, Zakynthos dhe Kos.

Zëdhënësja e Qeverisë alternative greke Aristotelia Peloni dje duke e komunikuan masën, tha se ndalimi mund të shtrihet edhe në pjesë të tjera të vendit, në varësi të situatës epidemiologjike.

Me vendim të Qeverisë, të gjitha ambientet e hotelierisë, kafenetë, klubet e natës, etj në zona të veçanta është e ndaluar të punojnë nga mesnata deri në orën 7 të mëngjesit.