Prokurorja Publike greke propozoi sot që aktvendimet për anëtarët e partisë neo-naziste “Agimi i Artë” të cilët u dënuan me dhjetë vjet burg, të pezullohen deri sa të merret vendimi mbi ankesat e tyre.
Ky propozim nuk vlen vetëm për Giorgos Rupakiasin i cili është dënuar për vrasjen e muzikantit Pavlos Fisas.
Prokurorja deklaroi se të akuzuarit të cilëve u referohet ky propozim me përjashtim të Nikos Mihallolakos, nuk kishin dosje penale, respektuan kufizimet e mëparshme të lëvizjes dhe nuk u përpoqën të iknin.
Nëse gjykata pranon propozimin e prokurores, kjo do të thotë që liderët e “Agimit të Artë”, të cilët akuzohen për drejtimin e organizatave kriminale, nuk do të shkojnë në burg derisa të merret vendim mbi ankesën e tyre.
