Greqi, në një kontejner janë zbuluar 70 kilogram kokainë

TË FUNDIT

Nëpunësit doganorë nga Drejtoria e pavarur për të ardhura publike e Greqisë, me ndihmën e radioskopisë dhe qenit kërkues në një kontejner me banane kanë zbuluar dhe konfiskuar 70,5 kilogram kokainë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kontejneri që ka arritur nga Amerika Jugore, ndërsa ishte e dedikuar për një vend në Ballkanin Perëndimor, ka paraqitur se ishte duke transportuar banane, por është vendosur që të kontrollohet me radioskopi.

Pasi sistemi ka zbuluar material të dyshimtë, është kryer edhe kontroll fizik me ndihmën e qenit kërkues Aksep dhe janë gjetur 60 paketime kokainë, me peshë të përgjithshme prej 70,5 kilogramë.

Droga ishte fshehur me kujdes në kontejner, në makinat për ftohje.