Greqi, do të kumtohen masa të reja anticovid, parashihet edhe karantinë e plotë

TË FUNDIT

Kryeministri grek Kirijakos Micotakis së bashku me  shefin e Komisionit të epidemiologëve në Ministrinë e Shëndetësisë së Greqisë, profesorin Sotiris Ciodras, sot në mesditë do të dalin me kumtesa për përballje me epideminë, do të përgjigjen edhe në pyetje të gazetarëve, ndërsa është e sigurt se do të vendoset karantinë në tërë Greqinë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministri i Shëndetësisë i Athinës, Vasilis Kikilas në intervistën e mbrëmshme për televizionin grek “Antena” zbuloi se rekomandimi i Komisionit të epidemiologëve deri tek Qeveria “është lockdown në tërë vendin për muajin e ardhshëm”, duke shtuar se kryeministri “dukshëm do ta marrë parasysh këtë rekomandim”.

Sipas mediumeve në Greqi, pritet që Micotakis sot ta kumtojë planin për tërë vendin, sipas modelit të vendosur në Selanik ditën e martë, gjegjësisht karantinë të plotë me orë policore, pa me këtë rast të mbyllen shkollat fillore.

Si duket vendimi për karantinë të re është sjell dje pasdite duke e pasur parasysh atë se vetëm disa orë më parë, zëdhënësi i Qeverisë greke Stelios Pecas duke folur në emisionin informativ të mëngjesit për televizionin grek “Open” i hodhi pishtë spekulimet për vendosjen e karantinës së plotë në zonën Atika.

Të martën, tha se Qeveria po përgatitet edhe për skenarin më të keq.

Kryeministri grek të shtunën përmes një mesazhi televiziv deri tek qytetarët kumtoi masa për disa rajone greke dhe përsëriti se “lockdown i plotë është hapi i fundit, që do t’i prekë ekonominë dhe shoqërinë”.

Micotakis para një muaji gjatë pjesëmarrjes së tij në “Athens Democracy Forum 2020” në diskutim me profesorin, shkrimtarin dhe historian nga Izraeli Juvall Noa Harari e shprehu mendimin se “ekziston marrëveshje e përgjithshme mes vendeve evropiane, se është shumë rëndë, pothuajse e pamundur për të shkuar në karantinë të dytë të plotë”.

Të martën, Selaniku dhe Seresi janë në karantinë të plotë, në tërë Greqinë është vendosur orë policore nga mesnata deri në ora 05 të mëngjesit, ndërsa Athina dhe pjesa veriore e vendit janë në mini karantinë.

Tani më për të dytën ditë me radhë, numri i rasteve të reja me Kovid-19 në Greqi është mbi 2,000, duke e pasur parasysh atë se dje janë regjistruar 2.646 të infektuar të rinj, që është numër rekord për vendin në nivel ditor, megjithatë nga dita në ditë në mënyrë drastike rritet numri i pacientëve të hospitalizuar të cilët janë të kyçur në aparate. Për vetëm një javë numri është rritur prej 108 në 179  persona.

Spitalet greke disponojnë me 1.013 krevate në Repartet për kujdes intensiv, nga të cilët 348 janë për pacientë me Kovid-19 dhe 63 për qind e tyre tani më janë mbushur.

Në zonën Atika, rajoni më i gjerë në Athinë, vetëm 28 për qind e krevate për Kovid janë të lira, ndërsa në Selanik 30 për qind.

Nga fillimi i epidemisë, në Greqi janë regjistruar 46,892 raste me Kovid-19, ndërsa jetën e kanë humbur 673 persona.